Site icon Telegrafi

Dafina për këngën “Zili Zili”: Është përshkrim i mungesës së vetëbesimit dhe nënshtrimit te femrat dhe meshkujt

Dafina Zeqiri Foto: Instagram/dafina.zeqiri

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, është ndër më të pëlqyerat në estradën shqiptare.

Kohëve të fundit, artistja ka sjell një sërë projekte muzikore, të cilat rezultuan mjaft të suksesshme.

Ndërkohë, në një postim në rrjetin social Instagram, Dafina ka zgjedhur të zbulojë kuptimin e këngës “Zili Zili”.

Foto: Instastory

“Zili Zili, është përshkrim i mungesës së vetëbesimit dhe nënshtrimit te femrat, po ashtu edhe meshkujt i bëjnë vetes për të përmbushur lakmitë e veta”, është shprehur ajo.

Tutje Zeqiri sqaroi: “Secili nga ne duhet të ketë më shumë respekt për veten, moral dhe karakter më të fort, në mënyrë që “Zilia” të mos zë vend në jetët tona”.

Po ashtu, artistja është duke shijuar suksesin edhe të bashkëpunimit të saj “Mos Shko” me Yll Limanin. /Telegrafi/

Exit mobile version