Mes angazhimeve të shumta muzikore, Dafina Zeqiri ka gjetur pak kohë për alpinizëm.
Nën shoqërinë e disa miqëve të saj këngëtarja është ngjitur në Gjeravicë, majën më të lartë të Alpeve Shqiptare, e cila ka një lartësi mbidetare prej 2656 metra.
Artistja përmes një fotografie ka treguar se ka gdhendur emrin e saj në një gur atje, duke lënë gjurmë për vizitën e saj.
Ndryshe Daffy së shpejti do të vijë me projektin e saj më të ri në bashkëpunim me Lumi B dhe Dj Flow. /Telegrafi/