Telegrafi

Dafina publikon një video me bikini dhe paralajmëron këngën e re

Dafina Zeqiri (Foto: Instagram/dafina.zeqiri)

Dafina Zeqiri ka qenë mjaft aktive këto ditë në rrjetet sociale me publikimin e fotografive që vënë në plan të parë figurën e saj trupore.

Në profilin e saj në Instagram, ku numëron mbi 1.3 milion ndjekës, këngëtarja i ka postuar një sërë imazhesh, në të cilat ka pozuar me bikini.

Lexo po ashtu Dafina Zeqiri flet për linjat trupore: Për të gjithë ata që mendojnë se vuaj urie, unë ha katër herë në ditë

Ndërsa së fundmi e ka postuar një video, në të cilën shfaqet atraktive në një nga plazhet në Maldive.

Në prapavijë dëgjohet edhe muzikë, ndërsa Dafina ka lënë të kuptohet se është në përgatitje të materialit të ri muzikor.

“A jeni gati për këngën e re?”, është pyetja që ua ka drejtuar ndjekësve të saj në rrjetet sociale. /Telegrafi/