Këngëtarja Dafina Zeqiri për të disatën herë me radhë zuri vend në media, së fundmi me një hipotezë për ndarje.
U tha se Duffy i ka dhënë fund lidhjes së saj me Hose Rodriguez, domenikanin me të cilin nisi historinë e dashurisë në vitin 2015.
U spekulua se arsyeja e ndarjes ishte xhelozia e partnerit të saj. Megjithatë, Dafina dhe Hose vazhdojnë të jenë bashkë.
Burime për Prive.al kanë rrëfyer se ata vazhdojnë lidhjen të papenguar nga ndonjë rrethanë e jashtme.
Mospostimi i shpeshtë i fotografive nuk është shenjë e ndonjë krize mes çiftit, mirëpo thjesht një sjellje e matur mirë përfshirë në aspektin e PR-it për këngëtaren, e cila gjithashtu ka synuar tregun ndërkombëtar të muzikës.
Paraprakisht, edhe Linda Halimi kishte vepruar njëjtë. Për një kohë të gjatë ajo nuk kishte ekspozuar burrin, Big D, duke ngjallur dilema për një ndarje të mundshme e cila në fakt nuk kishte për bazë asgjë të vërtetë.