Telegrafi

Dafina me një tjetër imazh provokues në Instagram, vë në pah këmbët atraktive

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, është një nga ato personazhe që di gjithmonë të rrëmbejë vëmendjen në rrjetet sociale.

Ajo vazhdimisht publikon për fansat fotografi nga jeta e saj e përditshme, ndërsa jo të rralla janë rastet kur publikon edhe ndonjë imazh provokues.

Së fundmi, Dafina hodhi në Instagram një fotografi të re, ku shfaqej mjaft atraktive në të bardha, ndërsa vinte në pah linjat e saj atraktive.

Në këtë imazh, këngëtarja shfaqet mjaft e lirshme, ndërsa shijon flladin e lehtë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga fansat nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për fizikun e saj.

E njëjta, javë më parë ka publikuar këngën e saj më të re me titull “Kurgjo nuk kallxojna”, e cila është pritur mirë nga fansat.

Muajt në vazhdim, ajo pritet të prezantojë për fansat një tjetër projekt të ri muzikor. /Telegrafi/