Telegrafi

Dafina mbretëron me natë epike në Hangover Fest, të enjtën Azet, të dielën Luciano me Dhuratën

Hangover Club si një ndër klubet më të mëdha në vend pak kohë më parë filloi aventurën verore në ambientin e ri fantastiko shkencor, që është si një ëndërr vere e kënaqësisë së natës. E mbrëmjet epike, s’kanë të ndalur gjatë Hangover Fest që për 14 mbrëmje rresht sjell 50 artistë superyje vendore e ndërkombëtare në qytetin e Gjakovës.

Ishte Dafina Zeqiri ajo që tregoi supermacinë e saj të kësaj vere me paraqitjen e radhës në Hangover Club gjatë Hangover Fest.

Përkundër faktit se ishte performanca e saj e dytë në pak kohë në Hangover Club, Dafina Zeqiri u tregua mbretëreshë, duke arritur sërish një numër jashtëzakonisht të madh të adhuruesve të cilët shijuan spektaklin në ambientet e reja fantastike të Hangover Club, që jo më kot quhet ndryshe “Eksperiencë – Jo nga ky Planet”.

Mbrëmjet epike, me “Eksperiencë – Jo nga ky Planet” në Hangover Fest vazhdojnë me evente ndërkombëtare, ku ndër tjerash performojnë Azet dhe Zuna gjatë të enjtës.

Ndërkaq, të dielën për herë të parë në vendin tonë zbarkon hip hop superylli evropian, Luciano, i cili do të jetë krah Dhurata Dorës në super eventin e të dielës, po ashtu në Hangover Fest, të dielën më 31 Korrik.

Më poshtë informatat për eventet e radhës:

Lineup 1:

Lineup 2: