Telegrafi

Dafina komenton në fotografinë e Adelinës, e quan ‘legjendë’ (Foto)

Edhe pse është tërhequr paksa nga muzika, Adelina Ismaili vazhdon të jetë njëra prej këngëtareve më të preferuara shqiptare.

Fansat e shumtë të saj mezi presin të dëgjojnë rreth jetës apo karrierës së këngëtares.

Një fotografi e Adelinës, e publikuar nga Kaci Lleshi në rrjetet sociale, ka marrë pëlqime të shumta, ndërsa ndjekësit e kanë komentuar edhe dukjen e këngëtares.

Atyre iu është bashkëngjitur edhe këngëtarja tjetër e shumëpëlqyer, Dafina Zeqiri, e cila ka bërë një koment.

Lexo po ashtu Dafina Zeqiri përkrah Rita Orën, Bebe Rexhën dhe Dua Lipën (Foto)

“Legjendë”, ka shkruar Dafina në komentin e saj që është pëlqyer shumë nga fansat e Adelinës.

Shumë prej tyre ia kanë kthyer duke i thënë Dafinës se edhe ajo është një ‘legjendë’.

Gjatë javës që lamë pas, fansat kanë mundur ta shohin një performancë të Adelinës në Gjilan.

Lexo po ashtu Adelina rikthehet në Gjilan me këngën “Ushtrinë time do ta bëj me Ibrahim Rugovën” (Video)

Ndërsa kujtojmë se këngëtarja u shkëput nga muzika para se të sillte në jetë djalin e saj, Uliksin. /Telegrafi/