Telegrafi

Dafina josh interesimin e fansave me fotosesionet e reja me flokë të shkurtra

(Foto: Instagram/dafina.zeqiri)

Dafina Zeqiri i befasoi të gjithë kur vendoi që t’i shkurtonte shumë flokët, mirëpo dukja e saj e re u pëlqye nga fansat e saj të shumtë.

Me stilin e ri, ajo erdhi në videoklipin e këngës “Bye Bye” që e realizoi në bashkëpunim me Taynan gjatë kësaj vere e që u shndërrua në hit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Dafina Zeqiri

Ndërkaq, këngëtarja ka vazhduar të sjellë imazhe nga fotosesione të ndryshme që vazhdojnë të pëlqehen nga ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Pozat e rreja në Instagram kanë marrë dhjetëra mijëra pëlqime, ndërsa Dafina vjen mjaft tërheqëse në setet fotografike.

Ndryshe, dueti me Taynan që u lansua më 11 gusht, një muaj pas publikimit, numëron mbi 16 milionë shikime në YouTube. /Telegrafi/