Telegrafi

Dafina është ribashkuar me vajzën e saj pasi e ka marrë kujdestarinë

(Foto: Instagram/dafinadauti__)

Dafina Dauti ka kohë që ka qenë në proces gjyqësor lidhur me kujdestarinë e vajzës.

Së fundmi, ajo duket se e ka fituar këtë kujdestari dhe tanimë e ka marrë vajzën pranë vetes, shkruan Syri Kosova.

Këtë e ka konfirmuar vet këngëtarja, përmes një fotografie të shpërndarë në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu Dafina Dauti bën dedikimin prekës për vajzën pasi ish-bashkëshorti ia mori atë: Mund të më ndalojnë nga ti fizikisht, por s'mund të më ndalojnë të të dua

Në imazhin e postuar, ajo shfaqet pranë vajzës Kaylee, vajzës së madhe Elizabeta dhe avokates së saj, e cila ka pasur rol të madh në fitimin e rastit.

Dafina duket mjaft e lumtur, duke qenë se është bashkuar me vajzën pas thuajse dy vitesh.