Dafina Zeqiri shpeshherë ka qenë e përfolur për lidhjet me fytyra publike.
Por, këngëtarja shqiptare thotë se duhet ta urresh ish të dashurin.
Madje, ajo shkon edhe më largu duke pohuar se shoqja e shpirtit duhet ta urrejë edhe më shumë, transmeton Telegrafi.
“Nëse shoqja jote nuk e urren ish të dashurin tënd më shumë se ti, atëherë a është ajo në të vërtetë shoqja jote”, shkruan Dafina në një mesazh të publikuar në llogarinë personale të Instagramit.
Kujtojmë se këngëtarja shqiptare për një kohë ka qenë në lidhje me reperin Ledri Vula. /Telegrafi/