Telegrafi

Dafina Dauti sjell ripërpunimin e këngës “Mi dhe flakë mallit tim”

Foto: Dafina Dauti/Instagram

Këngëtarja e njohur Dafina Dauti ka publikuar së fundmi projektin e saj më të ri muzikor.

Bëhet fjalë për një ripërpunim të këngës së famshme “Mi dhe flakë mallit tim”, e cila është e kënduar në versionin origjinal nga Bujar Qamili.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Kësaj here, këngëtarja Dauti vjen në bashkëpunim me këngëtarin Tafil Kurtishi.

Kjo këngë është prezantuar në një prej programeve festive për fundvit.

Dafina përndryshe është shumë aktive edhe me koncerte e mbrëmje të ndryshme muzikore, brenda dhe jashtë vendit.

Ajo do të jetë shumë aktive këtë fundvit, në kuadër të festave të vitit të ri. /Telegrafi/