Për nder të festës së 8 Marsit, Dafina Dauti, ka realizuar një këngë të re.
Projekt muzikor ky që i dedikohet nënës dhe mban titullin “Aroma e nënës”.
Teksti është shkruar nga Arben Beha me muzikë dhe orkestrim nga Besnik Qaka.
Miksimi dhe masterizimi në ndërkohë u bë nga Arbend Qaka në studion e NRG Entertainment.
Kjo këngë është kompletuar edhe nga ana vizuale me paraqitje atraktive të artistes.
Videoja i është besuar produksionit,Fama Films.
Të plotë tashmë mund ta gjeni në YouTube, në kanalin zyrtar të Dautit. /Telegrafi/