Site icon Telegrafi

Dafina Dauti flet për herë të parë rreth ish-bashkëshortit, tregon se pse erdhi deri te ndarja (Video)

Këngëtarja Dafina Dauti është treguar mjaft e suksesshme në fushën e muzikës turbo folk.

Ajo ka sjell në treg disa këngë, të cilat janë pëlqyer shumë, ndërsa nuk ka munguar edhe angazhimi i saj i vazhdueshëm nëpër koncerte.

Lexo po ashtu 'Si e ëma dhe e bija', Dafina Dauti vishet njëlloj si vajza gjatë shoqërimit të saj për në shkollë (Foto)

Jo pak vëmendje te publiku ka zgjuar edhe jeta e saj private.

Dafina së fundmi e ftuar në emisionin “Mirazh”, ka shpalosur disa detaje nga e kaluara e saj, duke treguar jetën e një nëne beqare.

Ajo thotë se është mjaft e vështirë të jesh vet nënë dhe vet baba, kjo pasi me ish-bashkëshortin, është divorcuar prej tetë viteve.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Dyshja së bashku kanë një vajzë të quajtur Elizabeta, e cila siç thotë Dafina, ka kontakt me të dy prindërit.

Këngëtarja Dauti shtoi se me ish-bashkëshortin ka thjeshtë një raport miqësor, dhe se ndarja mes tyre erdhi si pasojë e mos-funksionimit të lidhjes. /Telegrafi/

Exit mobile version