Këngëtarja e njohur, Dafina Dauti, sot (e diel) ka publikuar këngën e re të titulluar “Çikat e mija”.
Ajo e ka cilësuar si projektin më të rëndësishëm në karrierën e saj 15 vjeçare, pasi ia ka dedikuar vajzave.
Projekti në fjalë është kompletuar edhe nga ana vizuale, ku në klip shfaqen edhe vajzat: Elizabeta dhe Kayla.
Teksti prekës është shkruar nga Arben Beha, gjersa artistja e ka përcjell me plot emocion.
Muzika ndërkohë u bë nga Besnik Qaka, i cili njëherësh është përkujdesur edhe për Orkestrimin.
Miksimi dhe masterizimi i këngës u bë nga Arbend Qaka me video nga ‘Time Pictures’.
Ky projekt iu bë dhuratë Dafinës pas daljes nga Big Brother, teksa ishte e ftuar në ‘Big Talk’ me Elita Rudin. /Telegrafi/