Këngëtarja Dafina Zeqiri ka paralajmëruar tri projekte të reja që do t’i publikoj së shpejti.
Në njërën nga këngët e reja këngëtarja ka vendosur të përfshijë edhe adhuruesit e muzikës së saj, transmeton Telegrafi.
Në një bisedë për RTV 21, ylli shqiptar ka ftuar të gjithë fansat të marrin pjesë në videoklipin e saj të ri, ku do të ketë edhe një kod veshjeje.
Ajo ka thënë se tashmë ka filluar punë rreth këtij projekti të menduar shumë kohë më parë dhe mendohet që gjatë muajit shtator të bëhet realizimi i tij.
“Be a man once” është videoklipi i fundit i Dafit, i cili e riktheu artisten në stilin që e karakterizon. /Telegrafi/