Këngëtarja Dafina Dauti, ka prezantuar për publikun projektin e saj më të ri muzikor.
Në kuadër të festave të fundvitit, këngëtarja nga Drenasi ka publikuar këngën e saj të re me titull “Dasma”.
Kënga është ritmike e zhanrit pop folk, muzikën e së cilës e ka punuar Ismet Balaj.
Për tekstin është kujdesur Daut Burrniku, gjersa për orkestrimin është kujdesur Vedat Lushtaku.
Dafina vazhdon të jetë shumë aktive në muzikë me projekte të shumta, të cilat priten mirë nga fansat e saj.
Duket se këngëtarja Dauti do të jetë mjaft aktive edhe në programet e Vitit të Ri. /Telegrafi/