Site icon Telegrafi

Daçiqi shpreh keqardhje që u rrëzua Millosheviqi: Falë tij e mbajtëm Kosovën

Lideri i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daciq ka thënë se rënia e Milosheviqit ka pasur ndikim negativ në Serbinë, pasi që ai ka arritur ta mbajë Kosovën nën Serbi.

“Shumica e atyre që kanë pasuar 5 tetorin janë negative. Janë rrënuar fabrikat, njerëzve u janë marrë vendet e punës, vendi ka shkuar mbrapa. Falë Slobodan Millosheviqit është krijuar Republika Srspka dhe është miratuar Rezoluta 1244 me të cilën është mbajtur Kosova nën Serbi”, ka thënë Daciq në një tubim parazgjedhor të partisë së tij, raporton KTV.

Daçiqi ishte këtë fundjavë për fushatë në Kosovë.

Ndërkohë, është paralajmëruar edhe mundësia e ardhjes së liderit të radikalëve, Sheshel nesër në Mitrovicë.

Exit mobile version