Kosova do të bëhet anëtare e OSBE-së vetëm kur Çeda (Çedomir Jovanoviq) bëhet ministër i Jashtëm i Serbisë, ka thënë shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq.
Ky reagim i Daçiqit, për ditoren Novosti, vjen pas paralajmërimeve që vijnë nga Tirana se Shqipëria do të iniciojë çështjen e anëtarësimit të Prishtinës në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së, transmeton Telegrafi.
Daçiq, i cili në emrin e Serbisë ka kryesuar OSBE-në vitin e kaluar, thotë se në këtë organizatë ndërkombëtare vendimet merren me konsensus.
“Pra, pa pëlqimin e Serbisë nuk ka pranim”, ka thënë ai,.
Ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati, ka thënë sot se ka ardhur koha që Kosova, si çdo vend tjetër në rajon, të ketë një vend në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së. Ndërkaq, Çedomir Jovanoviq është kryetar i Partisë Libera-Demokrate të Serbisë, që pranon pavarësinë e Kosovës dhe ka qëndrime kritike ndaj politikës serbe kundrejt shqiptarëve. /Telegrafi/