Site icon Telegrafi

Daçiq: Vrasja e Ivanoviqit është një akt terrorist

Vrasja e Oliver Ivanoviqit është një akt terrorist që rrezikon stabilitetin jo vetëm të veriut të Kosovës, por edhe të rajonit, ka thënë zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Daçiq, i cili po viziton Malin e Zi, ka thënë se lajmi se Ivanoviq ishte vrarë kur ai u ul në aeroportin në Podgoricë.

“Kërkojmë që policia të reagojë dhe të arrestojë autorët dhe urdhëruesit e këtij akti të neveritshëm. Gjëja më e rëndësishme është ruajtja e paqes dhe stabilitetit në veri të Kosovës”, citohet të ketë thënë Daçiq. /Telegrafi/

Exit mobile version