Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq, tha në një intervistë për agjencinë e lajmeve Beta se Serbia ka gabuar që e ka njohur Maqedoninë nën emrin e saj kushtetues, pasi Maqedonia e njohu Kosovën, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘Askush nuk do të jetë më në gjendje ta fyej Serbinë. Unë pres që, kur organizatat ndërkombëtare do të paraqesin disa punë të rëndësishme për Maqedoninë apo Malin e Zi, do të shohim sesi do të qëndrojmë. Unë nuk them, se ne tani do të marrim diçka kundër Malit të Zi apo Maqedonisë apo Kroacisë, unë vetëm them marrëdhënien tonë ndaj kërkesave të tyre individuale të cilat do të jenë në rend të ditës, dhe kjo nuk ka lidhje me marrëdhëniet tona bilaterale.” thotë Daçiq./Telegrafi/