Telegrafi

Daçiq: Me Maqedoninë do të veprojmë sipas parimit të reciprocitetit (Video)

Ministri për Punë të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, përmes një konference për shtyp ka deklaruar se në Maqedoni ka dëshmi për shërbime të fuqishme të intelegjencës, të përkushtuara kundër Serbisë dhe ambasadës së tyre, të pranishëm edhe faktori ndërkombëtar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

”Ne do të përgatitemi për një ambient të tillë dhe do të inspektojmë vetëdijen tonë për të vepruar në kushte të reja. Një pjesë e stafit tonë do të kthehet në ambasadën në Shkup, ndërsa ambasadorja do të shkojë më vonë pas konsultimeve shtesë në Beograd”, ka theksuar ndër të tjera Daçiq.

Daçiq ka theksuar se Serbia dëshiron marrëdhënie të mira me Maqedoninë, por dhe se kanë për detyrë t’i mbrojnë interesat e tyre.

‘Kjo do të thotë se për çdo veprim do të zbatojmë parimin e reciprocitetit’, ka thënë Daçiq. /Telegrafi/