Telegrafi

Daçiq: Kosovën e quajtëm Jerusalemi ynë, por tani Jerusalemin tonë po e pranojnë që është shqiptar

Ne kemi të drejtë të zemërohemi me Izraelin për shkak të njohjes së pavarësisë së Kosovës, sepse gjithmonë kemi thënë se Kosova është Jeruzalemi ynë, tha Ivica Daçiq.

Duke folur në emisionin Prav Ugao RTV, Daçiç tha se lëvizja nga Izraeli ndoshta do të ketë pasoja në marrëdhëniet midis Serbisë dhe atij vendi.

Lexo po ashtu Jeremiq për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike Kosovë-Izrael: Poshtërim pas poshtërimi për Serbinë

“Ne gjithmonë kemi thënë që Kosova është Jerusalemi ynë dhe tani disa nga Jeruzalemi ynë e pranon që është shqiptar, kështu që nuk mund të mos ketë pasoja në marrëdhëniet midis Serbisë dhe Izraelit”, tha kryeparlamentari serb kur u pyet për të komentuar deklaratën e ambasadorit izraelit në Serbi, Jahel Villan, i cili shprehu shpresë se njohja e pavarësisë së Kosovës nuk do të prishte marrëdhëniet e mira midis Serbisë dhe Izraelit.

Sipas Daçiq, kjo njohje e Izraelit është një tregues tjetër që çdo vend dhe popull në botë sheh interesin e vet, dhe këtu, shton ai, interesi i Izraelit ishte që një “vend” mysliman të hapte një ambasadë në Jerusalem.

Lexo po ashtu Pas marrëdhënieve diplomatike Kosovë-Izrael, Brnabiq: Nuk jemi të lumtur, por do të shohim se si do të reagojnë vendet tjera

Ai kujton se Marrëveshja e Uashingtonit ia la Izraelit të vendosë se çfarë është më mirë për ta dhe se Serbia do të bazojë qëndrimin e saj të mëtejshëm ndaj Izraelit dhe vendimin për transferimin e ambasadës nga Tel Aviv në Jerusalem në qëndrimin e Izraelit ndaj Serbisë.

Lideri i SPS tregon se Prishtina, edhe me njohjen e Izraelit, ende nuk ka një shumicë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku nga 193 anëtarë, ata mund të marrin maksimumi 93 vota.

Ndryshe, Izraeli dhe Kosova kanë vendosur marrëdhënie diplomatike mes dyja vendeve. /Telegrafi/