Telegrafi

Dacia – brendi që ishte bindshëm me i shituri në vitin që lamë pas, lanson kampanjën shumë atraktive “Nr. 1”

Viti 2018 ka qenë pa dyshim viti i brendit të veturave Dacia, që me veturat e reja, i ka kontribuar pozitivisht komunikacionit në vendin tonë.

E gjithë kjo falë Auto Mitas, distributorit të autorizuar të Dacias, që ka sjellë modelet e rejë të këtij brendi në vendin tonë.

Lexo po ashtu Zyrtare: Auto Mita mbetet kompania numër 1 në Kosovë në auto industri – konfirmon ribrendimin (Video dhe Info Grafika)

Fillimisht ishin modelet udhëheqëse në kategoritë e tyre si Dacia Sandero, Stepway dhe Duster, ato që garantuan dominimin e Dacias në tregun kosovar.

Madje, Dacia fitoi lidershipin në tregun kosovar për herë të parë në histori.

Risia më e madhe ishte te modeli më i ri i modelit Duster nga Dacia, një model që solli teknologji të avancuar në një veturë me dizajn frymëzues.

Veçantia më e madhe ishte pa dyshim veçoria që kjo veturë flet shqip, me menunë që është në dispozicion e tëra në gjuhën shqipe.

Lexo po ashtu E pa parë më herët - Auto Mita sjell veturën e parë që flet shqip

Dacia Duster u bë vetura e re më e dashur dhe më e preferuar nga kosovarët, e një prej arsyeve ishte fakti se kjo veturë flet shqip.

Ky dominim i Dacias si vetura më e shitur në vend pritet të vazhdojë, me modelet që janë prezente në shoëroomin e Auto Mitas për t’u shikuar dhe testuar.

Konfirmojmë se kohë më parë Auto Mita konfirmoi ribrendimin dhe një ridisenjim të shoëroomit i cili gjendet në rrugën magjistrale, Prishtinë – Ferizaj. /Telegrafi/