- Dacia, vetura e parë që foli shqip
- Impakt i jashtëzakonshëm, erdhi me veçori në dizajn dhe teknologji
- Dacia është bindshëm brendi më i shitur në Kosovë
- Modelet e famshme që krijuan dominimin janë Sandero, Duster, Stepway etj.
- Oferta e re, shumë atraktikve.
Viti 2018 ka qenë pa dyshim viti i brendit të veturave Dacia, që me veturat e reja, i ka kontribuar pozitivisht komunikacionit në vendin tonë.
E gjithë kjo falë Auto Mitas, distributorit të autorizuar të Dacias, që ka sjellë modelet e rejë të këtij brendi në vendin tonë.
Fillimisht ishin modelet udhëheqëse në kategoritë e tyre si Dacia Sandero, Stepway dhe Duster, ato që garantuan dominimin e Dacias në tregun kosovar.
Madje, Dacia fitoi lidershipin në tregun kosovar për herë të parë në histori.
Risia më e madhe ishte te modeli më i ri i modelit Duster nga Dacia, një model që solli teknologji të avancuar në një veturë me dizajn frymëzues.
Veçantia më e madhe ishte pa dyshim veçoria që kjo veturë flet shqip, me menunë që është në dispozicion e tëra në gjuhën shqipe.
Dacia Duster u bë vetura e re më e dashur dhe më e preferuar nga kosovarët, e një prej arsyeve ishte fakti se kjo veturë flet shqip.
Ky dominim i Dacias si vetura më e shitur në vend pritet të vazhdojë, me modelet që janë prezente në shoëroomin e Auto Mitas për t’u shikuar dhe testuar.
Konfirmojmë se kohë më parë Auto Mita konfirmoi ribrendimin dhe një ridisenjim të shoëroomit i cili gjendet në rrugën magjistrale, Prishtinë – Ferizaj. /Telegrafi/