Telegrafi

DaBaby po vazhdon të ketë humbje të madhe të koncerteve edhe pasi kërkoi falje për deklaratat skandaloze homofobike

Reperi DaBaby u hoq nga lista e dy festivaleve të tjerë muzikorë të martën pavarësisht kërkim-faljes së tretë për vërejtjet homofobike që bëri muajin e kaluar.

Organizatorët e festivaleve “iHeartRadio” dhe “Austin City Limits” thanë se deklarata e DaBaby-t nuk përkonte me ngjarjet e tyre. Kjo vjen pasi muzikanti amerikan u rrëzua nga lista e artistëve pjesëmarrës në festivalin e madh “Lollapalooza” në Chikago fundjavën e kaluar dhe “Governor’s Ball” në New York dhe ngjarja “Day N Vegas” në Las Vegas, shkruan REUTERS.

DaBaby kërkoi falje për herë të tretë të hënën për vërejtjet që bëri në një koncert të 23 korrikut në Miami, kur i kërkoi audiencës t’i mbanin dritat e celularëve lartë nëse ata “nuk ishin të infektuar me HIV/AIDS, ose nëse ndonjëri prej tyre nuk ishte seksualisht vdekjeprurës”, ose nëse nuk do të ishin burra që kryenin marrëdhënie seksuale në parkingjet e makinave.

DaBaby (Foto: Mario Anzuoni)

“Dua t’i kërkoj falje komunitetit LGBTQI për komentet lënduese dhe nxitëse që bëra. Përsëri, kërkoj falje për komentet e mia të keqinformuara në lidhje me HIV/AIDS dhe e dija që edukimi për këtë është i rëndësishëm. Dashuri për të gjithë. Zoti ju bekoftë”, shkroi reperi 29-vjeçar në llogaritë e tij në rrjetet sociale të hënën.

Lexo po ashtu Dua Lipa e shokuar nga deklaratat e fundit të reperit DaBaby: Nuk po e njoh personin me të cilin bashkëpunova

Faljet e tij të mëparshme janë kritikuar si jo të plota ose të pasinqerta.

Foto: DaBaby/Instagram

Elton John, Madonna dhe Dua Lipa janë ndër muzikantët e shquar që kanë dënuar deklaratat e reperit DaBaby.

Ai gjithashtu humbi një marrëveshje linjën e veshjeve të brendit të njohur “BoohooMan”. /Telegrafi/