Instituti për Demokraci dhe Zhvillim (D4D), ka zhvilluar një anketë me qytetarët gjatë muajit shtator për të kuptuar qëndrimet e tyre rreth qeverisjes Kurti për periudhën gjashtë mujore.
Sipas një njoftimi për media, D4D ka bërë të ditur se nga kjo anketë 38.7% e qytetarëve e vlerësojnë si të dobët ose shumë të dobët qeverisjen e Kurtit.
Nga ta, 29.2% janë përgjigjur se Qeveria Kurti është e “dobët” kurse 9.5% janë përgjigjur si “shumë e dobët”.
Kurse 32.3% e qytetarëve e kanë vlerësuar si të “mirë” apo “shumë të mirë” qeverisjen e Kurtit për periudhën gjatë mujore.
Nga ky numër, 21.3% janë përgjigjur “mirë” kurse 10.9% janë përgjigjur “shumë mirë”.
“Lëvizja Vetëvendosje arriti një fitore të madhe në zgjedhjet e përgjithshme të 14 shkurtit, duke fituar 50.3% të votave. Kjo ishte hera e parë që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008 që një parti politike tejkaloi 50% e votave dhe ishte në gjendje të formonte një qeveri pa pasur nevojë për një partner koalicioni”, thuhet në njoftimin e D4D. /Telegrafi/