Site icon Telegrafi

D.O.B publikon klipin e këngës “LuLu”

(Foto: Screenshot/YouTube/D.O.B Music)

“LuLu” është titulli i këngës më të re të D.O.B, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Kjo është kënga e dytë e muzikantit që jeton në Suedi, ndërsa vet ai e ka shkruar tekstin.

D.O.B e ka bërë edhe melodinë e këngës, ndërsa muzikën dhe incizimin e ka bërë Ruzbeatz.

Për miksimin dhe masterizimin e këtij projekti është kujdesur BigDeal Records.

Sa i përket anës vizuale, është angazhuar Teo Cubela që e ka xhiruar videoklipine këngës “LuLu”. /Telegrafi/

Exit mobile version