Aktorja amerikane, Cynthia Nixon, e ka humbur garën për t’u bërë kandidate për guvernatore të New Yorkut.
Ylli i “Sex and the City” ka konkurruar me guvernatorin aktual, Andrew Cuomo, i cili ka arritur të sigurojë 65 për qind të votave (kundrejt 35 për qind të aktores) dhe në këtë mënyrë, ai do të jetë sërish kandidat i demokratëve.
I want to thank all of the #TeamCynthia volunteers, supporters, and voters who dedicated their time to championing the progressive message of our campaign.
I’m so proud of all the work we've done to build a New York that works for all of us. #CynthiaForNY pic.twitter.com/LA7sja0FJD
— Cynthia Nixon (@CynthiaNixon) September 14, 2018
Cuomo është guvernator i New Yorkut që nga viti 2011, ndërsa zgjedhjet e ardhshme do të zhvillohen më 6 nëntor.
“Rezultati nuk është ai që kemi shpresuar, mirëpo unë nuk jam e dekurajuar”, ka shkruar Nixon në Twitter.
While the result tonight wasn’t what we had hoped for, I’m not discouraged. I’m inspired. I hope you are too. We have fundamentally changed the political landscape in this state.
— Cynthia Nixon (@CynthiaNixon) September 14, 2018
“Jam e frymëzuar, shpresoj që të jeni edhe ju. E kemi ndryshuar skenën politike në këtë vend”, ka shtuar ajo.
Aktorja ka vazhduar me një sërë postimesh në rrjetet sociale duke thënë se ky është vetëm fillimi dhe se ajo do të vazhdojë betejën politike edhe në të ardhmen.
“Faleminderit të gjithëve që besuar dhe luftuat dhe latë gjithçka në terren. Filluam diçka këtu në New York dhe nuk do të përfundojë sot. Ky është vetëm fillimi. Dhe e di se të bashkuar do ta fitojmë këtë garë”, ka shkruar ndër të tjera Nixon. /Telegrafi/
Thank you all for believing and fighting and leaving it all on the field.
We started something here in New York, and it doesn’t end today.
This is just the beginning. And I know that together, we will win this fight.
— Cynthia Nixon (@CynthiaNixon) September 14, 2018