Site icon Telegrafi

Cyanide është “amerikani” që u ankuan serbët se nuk lëshoi dhomën (Foto)

Hip hop artisti shqiptar, Cyanide, është amerikani që janë ankuar serbët se nuk po e lëshon një dhomë në hotelin ku ata po qëndrojnë.

Serbia kishte kërkuar largimin e një personi që ata kanë thënë se është një “amerikan” që nuk po dëshiron t’ua lirojë një prej dhomave.

Megjithatë, ai “amerikan” është një shqiptar dhe ai është pikërisht reperi Cyanide, i cili ka nënshtetësi amerikane dhe që hoteli Sheraton nuk e ka larguar prej aty.

Telegrafi kishte raportuar se Cyanide po qëndron në hotel të njëjtë me serbët dhe tash ka mësuar se ai është “amerikani” që serbët janë ankuar se po i pengon në hotel.

/Telegrafi/

Exit mobile version