Site icon Telegrafi

Cvetkov: Do të blejmë grurë dhe oriz vendor, pa pengesa

Ministri për bujqësi, pylltari dhe ujëra, Mihail Cvetkov sot ka realizuar një takim me bujqët dhe prodhuesit e grurit dhe orizit duke i siguruar se ministria e që ai e drejton nuk do të ndalojë me blerjen e grurit dhe orizit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

”LSDM ka organizuar disa herë pengesa në formë të bojkotit dhe pengesa të brendshme në ministri por ne nuk do të ndalemi. Për neve shumë me rëndësi është bujku si njeri dhe si prodhues. Nëse gjeni ndonjë bujk të cilit i është bërë padrejtësi në ndarjen e subvencioneve nga ministria jonë, na tregoni. Në të ardhmen do të pastrojmë edhe dilemën e orizit, duke i dhënë përparësi orizit vendorë i prodhuar nga prodhuesit tanë” tha mes tjerash Ministri për bujqësi, pylltari dhe ujëra, Mihail Cvetkov./Telegrafi/

Exit mobile version