Subvencione prej tre denarësh për kilogram rush të blerë në vitin 2016, për sasi që janë mbi 60 për qind, por jo më shumë se 130 për qind në krahasim me sasitë e blera vjet nga lloji “vranec”, për podrumet e verës, lajmëroi sot ministri i Bujqësisë, Pyjeve dhe Ekonomizimit të Ujërave, Mihail Cvetkov, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ky vendim, sipas ministrit, është marrë pas takimit me prodhuesit e verërave në të cilin ka informuar se do të ulet blerja e rrushit, sepse , siç theksoi, në tregun evropian është ofruar çmim më i ulët për shkak të dyndjes së madhe të verërave nga shumë vende.
Sipas ministrit, parashikohet që të blihet rreth 30 deri në 35 milionë kilogramë “vranec”.
Cvetkov informoi se deri dje janë blerë mbi 43 milionë kilogramë rrush prej të cilave 26 milionë janë të llojit “vranec”, ndërsa pjesa tjetër janë lloje të tjera të rrushit. /Telegrafi/