Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Mihail Cvetkov sot dhe nesër në Sofje do të marrë pjesë në Konferencën ministrore për sëmundje të dermatozës nodulare tek kafshët, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Konferenca organizohet nga Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit të Bullgarisë në bashkëpunim me Komisionin Evropian.
‘Krahas ministres së Bujqësisë dhe Ushqimit të Bullgarisë, Desisllava Taneva dhe eurokomisarit për Shëndetësi dhe Siguri të ushqimit, Vitenis Andriukaitis, do të marrin pjesë ministra dhe eskpertë të rajonit’, kumtoi MBPEU. /Telegrafi/