Telegrafi

Cvetkov: Deri te Komisioni i shkallës së dytë, nuk ka ankesa rreth çmimit blerës të duhanit

Prodhimtaria e përgjithshme e duhanit që duhet ta blejë ‘Strumica tabak’, e cila nuk arriti të sigurojë mjete financiare për blerje, do të merret nga blerësit tjerë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo u dakorduar në takimin që ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Mihaill Cvetkov e pati me blerësit, njofton AIM.

‘Problemi është që ‘Strumica tabak’ ka nënshkruar marrëveshje për blerje të duhanit ‘basmak’, ndërsa kompanitë të cilat duhet të blejnë, nuk e shfrytëzojnë këtë duhan. Por, në takim u pajtuam, sepse bëhet fjalë për një sasi të vogël, ta blejnë edhe ‘basmak’-un”, theksoi Cvetkov duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp.

Deri më tani, deri te Komisioni i shkallës së dytë, siç informoi Cvetkov, nuk ka parashtruar ankesa nga fermerët rreth çmimit blerës të duhanit. /Telegrafi/