Site icon Telegrafi

Cvetkov: Dëmshpërblime për të gjithë tokat e përmbytura bujqësore

Të gjithë tokat bujqësore të përmbytura pa dallim se a janë evidentuar në regjistrin tonë do të dëmshpërblehen. Ne si Qeveri dhe Ministri për bujqësi për gjithçka që iu është bërë dëm në këtë katastrofë natyrore do të dëmshshpërblehen, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ministri Cvetkov sot ka kryer inspektim në punët e komisioneve të formuara për vlerësimin e dëmeve nga moti i ligë në fshatin Stajkovcë.

‘Duke pasur përvojë me përmbytjet që ishin në vitin 2015 kemi bërë ndryshime në ligjin që lejon të gjithë të dëmtuarit me toka bujqësore nga përmbytjet të dëmshpërblehen. Komisionet e vlerësimit janë në terren dhe punojnë me kapacitet të plotë. Afërsisht njëzet ditë kjo punë duhet të përfundojë, tha Cvetkov.

Theksohet poashtu sesi komisionet do t’i përpunojnë të dhënat që do t’i jepen qeverisë dhe të njëjtat do të paguhen nga agjencia për pagesë. /Telegrafi/

Exit mobile version