Sulmuesi i Milanit, Patrick Cutrone rrezikon një ndalesë prej dy ndeshjesh mos-lojë pasi që Federata Italiane e Futbollit [FIGC] ka kërkuar pamjet e videove të golit të tij me dorë kundër Lazios.
Cutrone realizoi golin e parë në fitoren 2-1 të Rossonerëve ndaj Lazios te dielën mbrëma në San Siro.
Goli i talentit italian u pranua si i rregullt, por pas ndeshjes dolën pamjet se ai ishte i parregullt dhe nuk duhej pranuar pasi lojtari kishte shënuar me dorë.
Sipas mediumit italian Gazzetta dello Sport, tani FIGC do të hetojë incidentin tek goli i Cutrones.
Gjyqtari i FICG-së tani do të vlerësojë nëse i riu ka kryer “sjellje josportive” dhe nëse prekja e tij ishte “e qëllimshme”.
Nëse Cutrone shpallet fajtor për të dy akuzat, ai mund të pezullohet nga Federata Italiane.
Dënimi që do t’i jepet 20-vjeçarit italian do të jetë për dy ndeshje mos-lojë.
Kështu, Cutrone do të mungonte nga udhëtimet e ardhshme të Rossonerëve në Udinese dhe SPAL. /Telegrafi/
Hmmmmm looks that Cutrone goal was actually a handball/shoulderball lmao pic.twitter.com/PBpfy5jIqj
— Para (@Paracelsus) January 28, 2018