Sulmuesi i Milanit, Patrick Cutrone, u shpreh i kënaqur me fitoren e ekipit të tij në momentet e fundit.
Ishte Cutrone ai që ia siguroi fitoren Milanit në San Siro për të bërë kthesë të madhe në sezonin Rossoner.
Gjiganti italian kështu mposhti një prej skuadrave favorite për titull.
“Unë jam i kënaqur. Ne kemi fituar ndeshjen, çka mund të kërkoj më shumë. Një fitore e tillë është edhe më e kënaqshme”.
“Unë nuk dëgjova asgjë kur topi hyri në gol. Shpresoj të vazhdoj kështu, të ndihmoj ekipni dhe të shkojmë fort përpara së bashku”.
“Ne kemi treguar futboll të mirë këtë mbrëmje dhe merituam tri pikët sepse i merituam me futboll të mirë”.
Cutrone’s winning goal for Milan against Roma. Wonderful assist from Higuain [via @TVACM]https://t.co/L9V1m6nLbA
— Milan Eye (@MilanEye) August 31, 2018
“Higuain është sulmues i madh, siç ka thënë trajneri një prej më të mirëve në botë. Është nder të luaj me të dhe të mësoj prej tij”.
“Kurrë nuk më pëlqen të jem në stol. Unë e di se ekziston një kampion para meje, por do të bëj gjithçka që mund të bëj për t’ia bërë të vështirë trajnerit zgjedhjen dhe t’i ndihmoj ekipit”, deklaroi Cutrone.
Milani ka tri pikë pas dy ndeshjeve të zhvilluara, ndërsa Roma ka vetëm katër pikë pas tri ndeshjeve të zhvilluara. /Telegrafi/