Telegrafi

Cutrone ka rinovuar me Milanin, brenda javës zyrtarizimi

Suso dhe Patrick Cutrone duke festuar golin ndaj Manchester United në miqësoren e verës së 2018 (Foto: Getty Images)

Vazhdimi i kontratës së Patrick Cutrone me Milanin deri në vitin 2023 pritet të formatizohet këtë javë.

Sipas Gazzetta dello Sport ajo tashmë është nënshkruar dhe vetëm ka mbetur që të vije njoftimi zyrtar për tifozët.

Sulmuesi i ri do të ketë edhe rritje rroge rreth 800 mijë euro apo një milionë.

Patrick Cutrone duke festuar golin e tij ndaj Fiorentinas (Foto:Getty Images)

20-vjeçari edhe pse ishte në konkurrencë me Nikola Kalinic dhe Andre Silvan, ai në sezonin e kaluar shënoi 18 në 46 paraqitje në të gjitha garat.

Tani pasi dyshja e lartpërmendur janë larguar, ai do të jetë pasuesi i parë i Gonzalo Higuain.

Lexo po ashtu GdS parashikon tetë skuadrat e para në Serie A për sezonin 2018/19

Cutrone është produkt i akademisë së Milanit dhe shikohet si e ardhmja e skuadrës.

Vlen të theksohet se tashmë ai ka bërë një paraqitje për skuadrën e parë të Përfaqësueses së Italisë. /Telegrafi/