Sulmuesi i Milanit, Patrick Cutrone, ka thënë se fitorja 2-0 ndaj Romës erdhi si pasojë e punës së madhe ekipore,
Ai u shpreh i lumtur edhe për golin dhe se tani duhet të fokusohen për takimin ndaj Lazios.
“Jam shumë i lumtur. Ishte një fitore e rëndësishme, një nga ato që bën diferencën. Jam edhe më i lumtur se arrita të shënoj gol”, ka thënë Cutrone për Mediaset Premium.
“Jemi shumë të bashkuar dhe mendoj se fitorja erdhi nga grupi. Trajnerit më të vërtetë i bën për skuadrën dhe të gjithë ne i qëndrojmë urdhrave të tij”.
Në xhiron tjetër është ‘Derby della Madonnina’ me Interin që janë të katërtit në tabelë, por sulmuesi italian thotë se është i fokusuar fillimisht për Lazion.
“Tani duhet të fokusohemi për të mërkurën ndaj Lazios pasi dëshirojmë finalen e Kupës së Italisë”, shtoi për fund Cutrone.
Ndeshja e parë mes tyre në Kupën e Italisë kishte përfunduar 0-0 në San Siro. /Telegrafi/