Telegrafi

Cutrone flet pasi doli pozitiv me coronavirus: Bëni kujdes dhe ndiqni këshillat

Patrick Cutrone . (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Patrick Cutrone ka rezultuar pozitiv pas testit të bërë me coronavirus.

Sulmuesi italian i Fiorentinës është i izoluar në shtëpinë e tij dhe po ndjek këshillat e dhëna nga mjekët.

Por përveç tij te Fiorentina të infektuar janë edhe mbrojtësi German Pezzella dhe sulmuesi Vlahovic.

Cutrone ka vendosur që t’i qetësojë tifozët e tij me një postim në rrjetin social Instagram.

“Faleminderit të gjithëve për mesazhet që më keni dërguar”, ka shkruar fillimisht Cutrone.

“Jam mirë dhe tashmë po ndjek protokollin duke qëndruar në shtëpi e duke ndjekur udhëzimet që kam marrë. Bëni kujdes edhe ju, ndiqni të gjitha këshillat që jepen çdo ditë”, shkroi sulmuesi italian, Patrick Cutrone.

Përveç Fiorentinës edhe klubi i Sampdorias ka pesë futbollistë pozitivë me coronavirus, derisa te Juventusi është mbrojtësi Daniele Rugani. /Telegrafi/