Curva Nord e Interit ka lëshuar një reagim publik pas veprimeve të fundit nga Romelu Lukaku.
Tashmë dihet se sulmuesi belg nuk do të rikthehet te Nerazzurët, duke i mbyllur madje edhe telefonin, ndërsa ka zhvilluar negociata me Juventusit.
Tifozët e Interit janë të acaruar me sjelljet e tij dhe se e kanë quajtur atë një person që u ka ngulur thikën pas shpine.
“Nuk do të shihemi më kurrë, Lukaku”, thuhet fillimisht në reagimin e Curva Nord.
“Ti na ke tradhtuar të gjithëve. Ne të kemi mbrojtur gjithmonë në momente të vështira, tani na ngul një thikë pas shpine”.
“Ju po ia shisni veten ofertuesit më të lartë pasi keni puthur emblemën tonë”.
“Ti nuk je një burrë i vërtetë”, përfundon reagimi i tyre. /Telegrafi/