Site icon Telegrafi

Curry pranë rikuperimit, ja kur kthehet

Basketbollisti më i mirë i Golden State Warriors, Stephen Curry, është afër që t’i kthehet parketit.

Golden State Warriors ka konfirmuar se Curry ka pasur progres së fundmi në rikuperimin e tij.

Steve Kerr konfirmoi se ai nuk mori pjesë në stërvitjen e të hënës, por se ai thjesht ka bërë gjuajtjet e zakonshme bashkë me ekipin.

Ai pritet që t’i kthehet stërvitjeve të plota në fund të javës, sipas një raporti në Bleacher Report, shkruan Telegrafi.

Curry thuhet se do të bëhet gati për një nga dy duelet e ardhshme ndaj Portlandit që zhvillohet në Portland, edhe pse sipas disa ekspertëve, ai me qëllim po pushohet për finalen e Konferencës Perëndimore që do të jetë ndaj konkurrentit më të madh të Golden States në rrugën për trofeun e dytë radhazi, San Antonio Spurs.

Pra, kohë të sakt të rikthimit në parket të Curryt nuk ka, por se ai po i afrohet rikthimit dhe argëimit të fansave të tij. /Telegrafi/

Exit mobile version