Ndoshta nuk e kemi parë ende më të mirën nga Stephen Curry.
Organizatori i Golden State Warriors i ka thënë gazetarit Marcus Thompson nga The Athletic të martën se ai ka filluar të bart lente të reja të shikimit për të trajtuar sëmundjen e tij Keratoconus, që është një sëmundje e cila shfaqet në korne të syrit duke reflektuar dritën përgjatë rrugës drejt retinës sensitive ndaj dritës, duke shkaktuar ç’rregullime të shikimit.
Edhe pse ende nuk është e specifikuar kur Curry filloi së pari që të bart lentet e shikimit, një prej gjuajtësve më të mirë nga distanca në basketboll ka mësatare prej vetëm 12 tentimeve për tri pikë në shtatë ndeshjet e fundit dhe i ka shndërruar në pikë 52.9 për qind të tyre. Ky është dallim i madh me pjesën e parë të marsit, ku ai ishte i saktë vetëm 35.2 për qind nga zona për tri pikë.
“Më është dukur e zakonshme për një kohë kaq të gjatë. Më është dukur normale”, u shpreh Curry për periudhën sa nuk ka arritur që të konvertojë treshet për shkak të kësaj sëmundje.
Përkundër faktit se deri tash ai nuk ka qenë në gjendje që të shikojë mirë, 31 vjeçari ka 2469 treshe të reailzuara në karrierë, që e bën atë të jetë i treti në histori prapa Ray Allen dhe Reggie Miller.
THAT VISION THO 👀 pic.twitter.com/wThvJn6875
— Golden State Warriors (@warriors) April 5, 2019
Faktor për këtë ka qenë që ai ka konvertuar së paku 300 gjuajtje në shtatë sezonet e kaluara (përfshirë edhe këtë sezon) dhe ai është në rrugë për të vënë një rekord të ri në sezonin 2020-2021.
Ai mund ta arrijë tashmë rekordin e madh shumë më shpejt duke parë se tashmë ka edhe shikim më të mirë.
“Është saktësisht ajo. Më duket thua se e gjithë bota më është hapur”, u shpreh Curry pasi vuri lentet e reja në sy.
Curry tregoi vizionin e tij të ri duke bërë asistime të çmendura në ndeshjen ndaj Los Angeles Lakers. /Telegrafi/