Telegrafi

Curry mposhtë semaforin me gjuajtjen “circus” me ndihmë të tabelës (Video)

Dy herë MVP radhazi në dy vitet e fundit, Stephen Curry, po tregon formë të lartë edhe këtë sezon.

Që prej ardhjes së Kevin Durant përgjegjësitë për Curryn janë zvogëluar, por klasin e mjeshtrinë e tij ai gjithmonë e tregon në parket.

Në ndeshjen e zhvilluar mbrëmë Curry e tregoi se është prej më të mirëve në botë kur me semaforin që ishte pranë sinjalizimit të fundit të çerekut depërtoi duke e tejkaluar Babbit dhe me lojtarin e dytë Reed që po vinte ta bllokonte ai teksa rrëzohej realizoi gjuajten “Circus” me ndihmë të tabelës për të finalizuar në atë që ishte epërsia e Golden State në fund të qerekut të parë.

Golden State në fund megjithatë humbi me tri pikë epërsi, me Curryn që huqi gjuajtjen vendimtare me 0.6 të qindëtat e sekondës të mbetura në semafor. /Telegrafi/