Telegrafi

Curry monstruoz në fitoren ndaj LA Clippers (Video)

Stephen Curry ka shkëlqyer në fitoren e Golden State në shtëpi të realizuar në derbin ndaj LA Clippers. Vendasit shkatërruan mysafirët me rezultat 144-98.

Pa Chris Paul ishte ditur që kjo sfidë nuk do të jetë e barabartë në asnjë moment.

Dhe kështu edhe ndodhi.

Festa nisi në fillim ku vendasit krijuan epërsi prej 10 pikësh, kurse kulmi u arrit në çerekun e dytë, kur u krijua epërsia mbi 20 pikë.

Çereku i tretë e përmbylli takimin, kurse i katërti ishte vetëm formalitet.

Më i miri ishte Stephen Curry me 43 pikë, nëntë kërcime dhe 6 asistime, në vetëm 28 minuta lojë, kurse ai u ndihmua nga Kevin Durant me 23 pikë, katër kërcime, shtatë asistime, një top të vjedhur dhe një bllokadë.

I vetmi që u mundua te Clippers ishte Blake Griffin me 20 pikë.

Në ndeshjet tjera Bostoni mposhti Bucks në udhëtim me rezultat 112-108, Miami realizoi fitoren e tetë radhazi ndaj Detroitit, kurse Grizzlies mposhtën në udhëtim Jazz. Minnesota nuk kishte probleme me Brooklynin ashtu sikurse Denver Nuggets me Phoenix Suns.

/Telegrafi/