Stephen Curryt vitin e ardhshëm i mbaron kontrata me Golden State Warriors.
Kjo ka bërë që të përflitet rreth basketbollistit më të mirë në NBA.
Por, Curry ka thënë se është i lumtur me nënkampionët dhe se dëshiron të vazhdojë karrierën me ‘Luftëtarët’, transmeton Telegrafi.
”Jam i lumtur këtu dhe dua të vazhdoj. E di që sezoni i fundit nuk shkoi ashtu siç duhet por unë jam optimist,” tha Curry.
Kujtojmë se 28-vjeçari vitin e kaluar është shpall kampion me Golden State. /Telegrafi/