Stephen Curry është lënduar sërish, këtë herë ndaj Huston Rockets.
Basketbollisti amerikan është detyruar të lë parketin pasi nuk ka mundur të vazhdojë, e gjitha kjo ka pësuar një tjetër lëndimi në kyçin e këmbës së majtë dhe këtë herë duket mjaftë serioz.
28-vjeçari me shumë mundësi nuk do të mund të ndihmojë Golden State Warriors në fazën e ‘play-offit’.
Lëndimet e vazhdueshme kanë filluar të bëhen problem për basketbollistin dhe gjendja e tij ka filluar të bëhet shqetësuese.
Tani për tani është ende herët të flasim se sa do të jetë jashtë parketit, por me shumë mundësi më gjatë se zakonisht. /Telegrafi/