Telegrafi

Curry me kontratë të re, thyen rekordin e NBA-s

Stephen Curry ka thyer edhe një rekord të ligës më të fortë të basketbollit në botë.

Dy herë MVP i NBA-s, ka rënë dakord për zgjatjen e kontratës me Golden State Warriors. Marrëveshja e re vlen edhe për vjetët e ardhshme dhe kap vlerën prej 201 milionë dollarëve.

Curry, i cili për tetë vjet karriere në NBA ka luajtur për Warriors, fitoi titullin e dytë në tre vjetët e fundit, kur Wariorrs triumfuan kundër Cleveland Cavaliers së LeBron James (4-1), transmeton Telegrafi.

Curryt këtë verë i kishte mbaruar kontrata katërvjeçare e vlefshme 44 milionë dollarësh, të cilën e kishte nënshkruar në një kohë kur kishte dyshime serioze për shëndetin e këmbëve të basketbollistit.

Katër herë pjesëmarrësi “All Star”, Curry përfundoi sezonin e rregullt me mesatare prej 25.3 pikëve për lojë dhe për pesë sezone rresht, ishte lojtari më i mirë për tropikë në NBA. /Telegrafi/