Telegrafi

Curry i dëshpëruar: Kjo humbje do të më ndjekë gjithë jetën

Cleveland Cavaliers është kampioni i ri i NBA-së, pasi ka bërë një rikthim sensacional.

Por edhe pse favorit të dukshëm, Golden State Warriors nuk arriti të mbrojë titullin e kampionit.

Lojtari më i mirë i Warriors, Stephen Curry ka folur për finalen duke treguar se është tejet i dëshpëruar.

“Nuk luajta ashtu si duhet. Nuk arrita të ndihmoj shokët e skuadrës ashtu si dëshiroja. U përpoqa, por nuk ia dola dot mbanë. Kjo garë e shtatë do të më përndjekë gjithnjë, por do të jetë një stimul për të ardhmen, për t’u përmirësuar sërish”, shprehet Stephen Curry.

“Sezoni nuk u mbyll ashtu si nisi për ne, pasi nuk duhej ta kishim humbur këtë titull”, shtoi Curry.

Kjo është hera e parë në historinë e finaleve të NBA-së që një skuadër që udhëheq 3-1 serinë e finaleve i humbet ato 4-3, një rekord negative për Warriors. /Telegrafi/