Site icon Telegrafi

Curri pas barazimit me Gjilanin: Nuk patëm fat

Ndihmës trajneri i Prishtinës, Debatik Curri ka thënë se Prishtinës i mungoi fati në ndeshjen kundër Gjilanit, ndërsa vlerësoi paraqitjen e portierit Enea Koliqi.

Gjilani dhe Prishtina kanë luajtur baras 0-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Mysafirët në këtë ndeshje u udhëhiqen nga ndihmës trajneri, Curri, pasi Ismet Munishi është në procedurë disiplinore.

Curri mendon se ky barazim mund të ishte shumë lehtë fitore për kryeqytetasit.

Lexo po ashtu Gjilani dhe Prishtina ndahen në paqe

“Ndeshje pas ndeshje kemi ardhur në ritmin tonë. Mendoj se është ngarkesë të kemi çdo të tretën ditë lojë. Por, pas kësaj ndeshje do të kemi ndeshje më të lehta në letër dhe më shumë mundësi për të shënuar fitore”, ka thënë fillimisht Curri.

“Portieri i Gjilanit, Enea Koloqi pati dy pritje të mira, që mendoj se ndonjë portier tjetër i Superligës nuk do të kishte mundur t’i priste. Thjesht fati nuk ishte me neve”, përfundoi ndihmës trajneri i Prishtinës.

Pas këtij barazimi, Gjilani e sheh veten në pozitën e tretë me 39 pikë, ndërsa Prishtina e katërta me 32 pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version