Telegrafi

Curri: E dominuam ndeshjen, sot i humbëm dy pikë

Trajneri i Prishtinës, Debatik Curri, thotë se ekipi i tij e dominoi ndeshjen ndonëse gjithçka përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.

“Në pjesën e parë kemi dominuar. Krijuam shumë raste, shënuam gol. Në 20-25 miuntat e parë të pjesës së dytë, Liria ishte më e mirë. Na bëri shumë presion dhe ekipi ynë u tërhoq shumë”, tha fillimisht Curri.

Tutje, ai nuk u shpreh i kënaqur me mënyrën se si e pranuan golin.

Lexo po ashtu Liria arrin t’i shkëputë një pikë Prishtinës, kryeqytetasit humbën penallti

“Morëm një gol nga asgjë mund të them. Pësuam gol shumë të lehtë. Në futboll nuk është mirë kur i fal diçka kundërshtarit. Më pas fituam penallti, që nuk e shënuam. Mendoj se sot i humbëm dy pikë”, përfundoi Curri.

Ndeshjen e radhës Prishtina e luan në udhëtim tek Drita,  ndërsa Liria pret në shtëpi Feronikelin’74./Telegrafi/